INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Athinë, sulm me bombë ndaj Gjykatës së Apelit

Athinë, sulm me bombë ndaj Gjykatës së Apelit

Publikuar më: 10:42 22-12-2017

Mediat raportojnë se se një bombë ka shpërthyer në orën 03:35 të mëngjesit të sotëm. Të përditshmet shkruajnë se nga shpërthimi u shkaktuan dëme të mëdha materiale.

Sipas mediave greke mësohet se bomba ishte vendosur në një çante nga 4 persona, në hyrje të gjykatës.

Personat kishin zbritur nga një furgon, ndërsa dy prej tyre kishin vendosur në godinë mjet shpërthyes.

Njëri nga autorët qëlloi me armë dhe plagosi rende rojën e Gjykatës se Apelit. Në orën 02:35 ata telefonuan dy gazeta për të paralajmëruar për shpërthimin. Sakaq, dyshohet se pas sulmit fshihet organizata terroriste “OLA” ose organizata “Kryengritja”.

Ministria e Drejtësisë Kondonis e dënoi aktin.

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607