Ndeshja mes Hungarisë dhe Portugalisë përfund në barazim dhe këtu përfundon edhe ky Europian për Kombëtaren tonë. Ishte emocionues dhe i bukur për aq sa zgjati, sepse kaluam emocione të papërjetuara më parë. Shpresat tona të fundit ishin te ndeshjet e sotme ku na duhej një fitore e Hungarisë, e cila barazoi me shifrat 3-3 ndaj Portugalisë së Ronaldos që e kishim në grup në kualifikuese, dhe arbitër ishte Atkinson, i cili ishte gjykoi ndeshjen tonë ndaj Serbisë . Një ndeshje që dhuroi gjithçka, emocione të panumërta, me shumë gola, por në fund për fat të keq nuk mundi që të na kualifikonte për në raundin tjetër. Hungaria luajti shumë fort, ku kaloi 3 herë në avantazh, por Cristiano Ronaldo me dopietën e tij, i jep fund pritjes së kuqezinjve. Hungaria e Portugalia kualifikohen të dyja për në fazën tjetër.