Po afron momenti i hapjes së Lojërave Olimpike në Rio de Zhaneiro dhe të lindur si meshkuj , transeksualët britanikë vendosin të bëjnë ''zhurmë'' duke konkuruar si femra. Dyshja britanike tashmë duket e vendosur për këtë thyerje tabush, por për ata në fakt nuk është dhe kaq e thjeshtë. Ata i tremben paragjykimeve dhe talljeve nëse dalin nga ajo garë me medalje triumfuesish. Pjesëmarrja bëhet më e veçantë edhe për faktin se ata do të jenë dy konkurues anonim le të themi, duke refuzuar të tregojnë emrat e tyre. Nuk mund të jetë kaq e lehtë sa duket kjo pjesëmarrje, polemikat do të jenë të shumta, dhe për kritikët kjo do të quhet padrejtësi sepse në aspektin biologjik meshkujt kanë avantazhe të pashmangshme. Madje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik është shprehur se nuk kanë dijeni për një rat të tillë. Do të jetë interesante për të gjithë kjo garë, dhe ne na mbetet vetëm të presim deri në fund...