Atleti shqiptar Izmir Smajlaj është tërhequr nga kampionati evropian që po zhvillohet në Skoci. Të gjithë shpresonin për një medalje nga shkodrani, por ai nuk arriti të rikuperohej nga tërheqja muskulore, e ditëve të fundit.
Në këtë mënyrë Shqipëria shpresat i ka tek Luiza Gega, e cila do të garojë në disiplinën e 3.000 metrave. Kjo do të ishte fitorja e radhës për atleten pas asaj në Ballkaniadën e zhvilluar në Stamboll.