IN SPORT

Atletico fiton derbin dhe fundos shpresën e Realit për titull

Publikuar më: 19:08 27-02-2016

Reali i Madridit është thuajse jashtë garës për titullin kampion në Spanjë. Skuadra e Zidane është befasuar sot në shtëpi në derbin e Madridit nga ekipi i Tranjerit Simeones duke fituar me rezulatin 0-1.

Griezmann ishte heroi i "Los Colchoneros" vendosi ndeshjen më të rëndësishme të javës. Pjesa e parë ishte shumë e luftuar me të dyja skuadrat që kishin mundësi të mira shënimi.

Në fraksionin e dytë do të ishte Griezman, ai i cili do ta dërgonte topin në rrjetë për të gjetur golin që vlen shumë për ekipin e tij, ndërkohë që tashmë Reali mund të konsiderohet jashtë garës për titull. 

Pas kësaj fitoreje, Atletico vazhdon në pozitën e dytë me 58 pikë, ndërsa Reali në të tretën me 54 pikë, apo nëntë pikë më pak se Barcelona që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0042629241943359