Atletico Madrid është një nga ekipet europiane, e cila gjithashtu po zhvillon nëj merkato të fuqishme. Klubi spanjoll ka afruar së fundmi dy mbrojtës si përforcime të reja. Bëhet fjalë për Kieran Trippier, i cili vjen nga Tottenham për shumën 20 milionë euro, si edhe për Mario Hermoso, qendërmbrojtësi i zyrtarizuar për 28 milionë euro nga Espanol.
Blerja e Trippier gjithashtu hedh poshtë edhe hipotezën që po diskutohej ditët e fundit në mediat sportive, për një transferim të mundshëm të shqiptarit Hysaj tek spanjollët. Duket se shuma e lartë që Napoli kërkonte e bëri të pamundur këtë lëvizje.