Atletico Madrid dhe Bayern Munchen janë dy skuadrat e dyta që sigurojnë pjesëmarrjen në gjysmëfinalet e Champions League.
Kampionët në fuqi të Champions League, Barcelona e Messit, Neymar e Suarez i ka dhënë lamturmirën këtij kompeticioni për këtë sezon që në fazën çerekfinale.
Atletico Madrid arriti të përmbysë hymbjen e parë 2-1 në “Camp Nou“, duke fituar mbrëmjen e së mërkurës 2-0 në fushën e saj.
Griezzman ishte heroi i Atleticos me një dygolësh, njërin prej të cilëve nga pika e bardhë, ndërsa nuk munguan dhe polemikat në fund, pas një topi të prekur me dorë nga Gabi në të 90-n, të cilën Rizzoli e cilësoi si jashtë zone.
Bayern Munchen vuan sërish, por sërish ia del të kualifikohet. Bavarezët barazuan 2-2 në Portugali ndaj Benficas, por fal fitores minimale në “Allianz Arena”, janë gjermanët që shkojnë në gjysmëfinale.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Jimenezit në të 27-n, duke ndezur tifozërinë e tyre, por Vidal, ashtu si në ndeshjen e parë shuajti shpresat e portugezëve me golin e tij.
Vulën kualifikimit ia vuri Muller me golin e 1-2 në të 52-n, ndërsa barazimi i Taliscas në të 76-n nuk ndryshoi përveç shifrave përfundimtare, pasi kualifikimi i Bayernit ishte vulosur tashmë.
Atletiko dhe Bajerni u bashkohen Realit të Madridit dhe Mançester Sitit, dhe tani është gjithçka gati për shortin e së premtes që do të përcaktojë çiftet gjysmëfinaliste.