Atletico Madrid ka arritur të shënojë fitoren e 12-të në La Ligë sivjet, duke mposhtur Celta Vigon në çastet e fundit. Ekipi madrilen fitoi 3 me 2 me dy gola të shpejtë në minutat e fundit.
Cabral shënoi i pari në ndeshje për Celtan. Ai realizoi në minutën e pestë, dhe vetem gjashtë minuta me pas, Fernando Torres barazoi gjithçka me një supergol. Në pjesën e dytë Guidetti shënoi në minutën e 78-të për epërsinë e dytë të Celtas, por dy supergola të shpejtë nga Carrasco dhe Griezmann në minutat 87 dhe 88 i dhanë fitoren e radhës Atleticos. Skuadra e Diego Simeones tani ka 42 pikë në vendin e katërt, 7 pikë më pak se Reali që kryeson me dy ndeshje më pak. Në përballjen tjetër të së dielës, Sevilla u mjaftua me një gol të Joaquin Correa 10 minuta nga fundi për t’u imponuar ndaj Las Palmas.
Në Angli surprizohet Chelsea kryesues. Blutë e Londrës janë ndalur në një barazim 1-1 nga Burnley megjithatë vijojnë të jenë të parët me 10 pikë diferencë nga vendi i dytë.Ndeshjen e javës së 25-të Chelsea e nis menjëherë me gol.
Në minutën e 6-të shënon mjaft bukur spanjolli Pedro.Por vendasit arrijnë të barazojnë në minutën e 24-të me një supergol nga Brady.Rezultati nuk ndryshon deri në fund dhe Burnley-Chelsea përfundon 1-1.