"Sunny Hill Festival" ishte një event në Kosovë, i cili ka bërë bujë të mëdha në trojet shqiptare.
Për tre ditë rradhazi artistë të ndryshmë kanë performuar në Prishtinë duke përmëndur emra si Miley Cyrus, Gashi, Dua Lipa dhe në ditën e sotme Calvin Harris.
Festivali në prapaskenë ka një qëllim më të madh se vetëm festa. Këtë vit u krijua edhe fondacioni artistik për mbështetjen e të rinjve të talentuar, ndërkohë që qëllimi është që ky eveniment të bëhet i përvitshëm dhe një traditë muzikore.
Për këtë arsye nga atmosfera elektrizuese e këtij viti duket se edhe artistë të tjerë botërorë janë gati t'i bashkohen festës.
DJ i njohur, Diplo, i cili numëron dhjetëra hite si pjesë e trios ‘Major Lazer’ ka komentuar në një prej postimeve të Duas nga festivali duke u shprehur: ‘Do vij vitin tjetër!’.
Diplo i cili ka bashkëpunuar me artistë si Britney Spears, Justin Bieber, Madona, Shakira, Beyonce, Usher e Chris Broën duket të jetë ‘vullnetari’ i parë për ‘Sunny Hill 2020’ dhe ne mezi po presim konfirmimin e artistëve të tjerë.