Jennifer Lopez është një diva e vërtetë! Kjo atmosferë e fundvitit prek të gjithë njerëzit dhe nuk mund të bëjnë përjashtim as personazhet e njohur. Në prag krishtlindjesh JLo i ka dërguar një dhuratë, bukuroshes së familjes Kardashian, Kylie Jenner. Bëhet fjalë për një palë këpucë të koleksonit të saj më të fundit “Giuseppe Zanotti”. E kush tjetër më mirë se Kylie mund t’i promovojë ato. Përpos dhuratës, Jennifer ka shkruar dhe një mesazh të ëmbël në një letër ku vlerëson 19 vjeçaren : “Kylie! Më pëlqen stilli yt. Me padurim pres të shikoj se si do të rrinin këto këpucë nga koleksioni im me Giuseppe Zanotti. Ti gëzosh!”. Me të vërtetë një dhuratë e bukur, simbolike dhe e shtrenjtë gjithashtu, të cilën Kylie nuk mund të mos e dokumentonte në rrjetet sociale.
Kur vlerësimi vjen nga një femër si Jennifer, ai ka më shumë vlerë!