Moti zbardhi festat e Krishtlindjeve në Korçë dhe në disa qytete të tjera këtë fundvit. Reshjet e shiut e të dëborës u zëvendësuan menjëherë me motin e kthjellët, i cili parashikohet të vijojë i tillë gjatë mbrëmjes dhe përgjatë gjithë ditës së nesërme.
Shërbimi meteorologjik parashikon se përjashtim këtu bëjnë zona e Alpeve dhe Verilindja ku nuk do të mungojnë dhe vranësirat e përkohshme. Temperaturat të cilat momentalisht shënojnë vlera nga 1°C në Korcë deri në 13°C në Sarandë do të pësojnë rënie të mëtejshme mbrëmjen e sotme dhe mëngjesin e nesërm.
Të nxitura nga erërat e vrullshme Verilindore parashikohet të regjistrojnë në:
zonat malore -7° – 3°C
zonat e ulta -3° – 11°C
zonat bregdetare 0° – 12°C