Pas dasmës mjaft intensive prej 3 ditësh, Xhensila dhe Besi kanë nisur muajin e mjaltit.
Destinacioni i tyre kanë qenë Maldivet ku edhe duket se po e shijojnë çdo moment. Këtë e tregojnë më së miri postimet e çiftit në rrjetet e tyre sociale. Madje në njërin prej tyre Xhensila i nxjerr të palarat bashkëshortit të saj. Teksa fotografon disa arra kokosi të hedhura në tokë, ajo shkruan: Kështu është kur rritesh në Bubq”. Pas kësaj, nuk është e vështirë për t’u kuptuar se kjo është vepër e Besit i cili kudo që të shkojë, nuk harrohn të jetë “ai djali nga Bubqi”. /intv.al/