INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aty ku bukuria ndërthuret me shpirtin plot grintë, blogeret e famshme mesazh për 8-marsin[VIDEO]

Aty ku bukuria ndërthuret me shpirtin plot grintë, blogeret e famshme mesazh për 8-marsin[VIDEO]

Publikuar më: 15:52 08-03-2018

Janë disa nga blogeret më të njohura shqiptare.

Na kanë dhënë këshilla shumë me vlerë për modën dhe na kanë udhëzuar sesi të jemi dhe të ndjehemi të bukur.

Por jo vetëm kaq. Sot blogeret Sara Kolami, Estela Ujka, Sarah Berisha, Sara Karaj dhe Odeta Banushaj përveç këshillave për modën kanë bërë publike edhe një urim për festën e 8 marsit.

Me një postim në Instagram të Sara Kolamit mesazhi i bukur i dedikohet vlerave të femrës për festën e sotme.

“Të lutem mos harro që meriton botën. Respektoje veten tënde motra ime e dashur, largohu nga çdo gjë që të dëmton edhe nuk të rrit. Ti meriton botën! Gëzuar 8 Marsin. Kjo video është bërë me shumë dashuri edhe përkushtim nga ne, një shans për tëë ndarë disa këshilla.”, shkruan blogerja Sara Kolami në postimin e saj në Instagram.

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889