INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aty ku moda bashkohet me muzikën: Bebe Rexha konfirmon performancën në festivalin e njohur! [FOTO]

Aty ku moda bashkohet me muzikën: Bebe Rexha konfirmon performancën në festivalin e njohur! [FOTO]

Publikuar më: 11:54 27-05-2016

Nuk ka pushim për Bebe Rexhën.

Këngëtarja me origjinë shqiptare duket se duhet të mendojë që tani për angazhimet e ndryshme muzikore që e presin në muajt në vazhdim. Së fundmi artistja 27 vjeçare ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në “Fashion Meets Music Festival”, një event që do tëmbahet në datat 3 dhe 4 shtator në Kolumbus të Ohajos. Festivali dy ditor do të shpalosë një ndërthurje mes yjeve të muzikës dhe atyre të modës. Është programuar që 20 stilistë të shfaqin krijimet e tyre në fushën e modës, të cilëve do t’u bashkohet performanca e 45 këngëtarëve dhe Dj-ve të ndryshëm. Dhe duke gjykuar nga entuziazmi i Bebe Rexhës, duket se emrat e tjerë me të cilët do të ndajë skenën janë të klasit të parë.

Article Logic
Execution time: 0.0034909248352051