INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aty ku nuk mund të ketë festë, në familjen që jeton në mjerim [VIDEO]

Aty ku nuk mund të ketë festë, në familjen që jeton në mjerim [VIDEO]

Publikuar më: 20:15 30-12-2016

Është dita e parafundit e vitit dhe të gjithë bëhen gati të presin Vitin e Ri. Por shumë pranë Tiranës ka familje që nuk njohin festa por mjerim. IN Tv ka shkuar në familjen Koroni, që vetëm një muaj më parë u bë me katër anëtarë, por vogëlushja do ti shtohet një familje që nuk ka as kushtet minimale të jetesës, xhama për dritaret, drita apo frigorifer.

Varfëria nuk i njeh festat, në vendet ku ajo shkel lë pas vetëm mjerim. Familja Koroni e zhytur në varfëri, as që i gëzohet atmosferës festive të fundvitit. Këtu nuk mungojnë vetëm dhuratat, gatimet tradicionale, apo tryeza e mbushur plot, por mungojnë gjërat jetike. Jetojnë në fshatin Muçaj, shumë afër Vorës, në një banesë të pasuvatuar, ku vendin e xhamave në dritare e zë plasmasi, ku mungon energjia elektrike, televizori e frigoriferi. Këtu jetojnë kryefamiljari , Hekurani 52 vjeç, Valentina, 37 vjeç dhe dy fëmijët Klediani 6 vjeç dhe Kristiana vetëm 4 javëshe. Valentina tregon sesi luftojnë çdo ditë me varfërinë duke u përpjekur të mbijetojnë.

Kuzhina ku qëndron familja është zhytur në errësirë për shkak të mungesës së energjisë. As banesa ku jetojnë nuk është e tyre. Pronari i ka lejuar të strehohen aty, pasi qiradhënësi i mëparshëm i nxori jashtë sepse nuk arrinin të siguronin paratë e qirasë.
Stafi i Televizionit IN Tv mendoi t’ua bënte disi më të gëzueshme festat e fundvitit. Çuam në banesë disa ushqime e dhurata për fëmijet e vegjël. E pamundur të fshihej gëzimi në sytë e Kleidit, i cili gjatë gjithë kohës shtrëngonte lodrat në duar. Edhe pse një dhurim i vogel nuk ndryshon dot jetë, serish pak gëzim e jep…

Article Logic
Execution time: 0.0030369758605957