Makinat janë duke u bërë vazhdimisht më të mençur dhe tani Audi ka bashkuar forcat me prodhuesit e procesorëve Qualcomm për të nisur punët me automjete me internet.
Më vonë gjatë vitit, linja të Audit 2017 do të ketë sistemin dhe opsionet për lidhje të internetit të krijuar nga seti Qualcomm Snapdragon 602A.
Ky çipseti ofron kualitet të lartë të lidhjes së internetit për telefona.Kjo nënkupton që automjetet do të përkrahin rrjetin 4G dhe do të ofrojnë valët e internetit pa asnjë pengesë.Duke folur për këtë partneritet, Ricky Hudi nga kompania Audi ka thënë se përfshirja e Qualcommit do të mundësojë që Audi të jetë “e pozicionuar mirë në teknologjinë e lidhjes së internetit në automobila”.