Sapo nisën pyetjet e nxehta për kryeministrat e Ballkanit dhe komisionerin Hahan sistemi teknik që merret me trasmetimin pati një defekt. Audio u prish dhe kjo me sa u duke nga pamjet nxehu Ramën, që po bënte prova me mikrofonin dhe në ngut e sipër rrëzoi dhe sfingjerin e mikrofonit të cilin më pas ja dha në dorë Hahan. Po durim ju sos, pasi audio nuk u kthye dhe Rama vendosi të mbyllë konferencën në zemër të saj teksa nisën pyetjet e gazetarëve.