INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Auditimi i KLSH-së, abuzimet me pronat në vlera kolosale

Auditimi i KLSH-së, abuzimet me pronat në vlera kolosale

Publikuar më: 11:26 01-03-2019

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar Zyrat Rajonale të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ka konstatuar abuzime dhe parregullsi të mëdha. Dëm ekonomik i është kolosal me vlerë 236.564 mijë lekë dhe të ardhura të munguara rezultojnë në vlerën e 188.845 mijë lekëve.

Po abuzimet janë edhe më të thella. Sipas KLSH-së në këto zyra ekziston edhe një dëm ekonomik i fshehur dhe i pamatshëm, shumë herë më i lartë se i pari, që lidhet me një zinxhir të stërzgjatur pasojash sociale, mjedisore, ligjore dhe njerëzore, të shkaktuara si pasojë e paligjshmërive të kryera ndër vite me pronat nga ana e punonjësve të cilat së bashku me problematikën e proceseve gjyqësore përbëjnë dhe burimin kryesor të faturave të papërballueshme që Shteti Shqiptar duhet të paguajë. Kujtojmë këtu që shumë çështje po hetohen në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe disa pronarë i kanë fituar gjyqet.
Problematika e tjera janë, transaksione të paligjshme, tjetërsim i pronave publike, falsifikim i dokumentacionit të pronësisë me qëllim përfitimin padrejtësisht të titujve të pronësisë në zonat turistike dhe bregdetare.
Në 8 zyrat që janë inspektuar nga KLSH, janë vendosur disa sanksione. 510 masa organizative, 53 masa zhdëmtimi dhe 70 masa disiplinore, nga të cilat 40 masa “largim nga puna”, 30 masa “vërejte deri në largim nga puna”, janë kallëzuar penalisht 32 punonjëstë këtyre institucioneve përfshirë edhe drejtuesit e tyre, si dhe në 2 raste është përcjellë materiali për vlerësim nga prokuroria si indicie për kallëzim penal.

Article Logic
Execution time: 0.0037038326263428