Pas disa vitesh mungesë, Ronela Hajati është kthyer në edicionin e 20-të të festivalit “Kënga Magjike”. Këngëtarja e talentuar ka konkurruar me këngën që mban titullin “Vuj”, këngë kjo që u prit shumë mirë nga publiku. E një ndër personazhet e famshëm që e kanë pëlqyer shumë këtë këngë është edhe Aulona Musta e cila ka postuar një foto të saj gjatë perfomancës duke e suportuar dhe duke shkruar mbi të:
“C’taksirat kemi edhe ne të qajmë pa pasur lidhje me tekstin”.
Siç duket Ronela ia ka arritur të emocionojë Aulonën.