Të lutem shumë se këtu bëhet fjalë për Perlat Mustën, një nga portierët më të mirë të futbollit shqiptar!
Momenti shumë simpatik babë e bijë është ndarë nga vetë Aulona nëpërmjet profilit të saj në Instagram. Ajo ka postuar një foto ku ka goditur topin në përpjekje për t’i bërë gol babait të saj që ndodhet në portë, aty ku ka kaluar një karrierë të tërë duke mbrojtur ngjyrat e Partizanit dhe të kombëtares shqiptare. Rezultati natyrisht ishte i dhimbshëm, ashtu siç tregon edhe Aulona, e cila në mbishkrimin e fotos thotë se përfundoi thjesht duke “nxjerrë kaviljen, ndrydhur gjurin, këputur mish...etj”. Jo se prisnim t’i bënte gol, por sërish mirë e bëri që tentoi se fotoja doli e këndshme.