Si të mos mjaftonin komentet e fansave edhe gazetarja ka diçka për t’i thënë Aulonës!
Aulona Musta është një nga moderatoret më thumbuese të ekranit dhe shpesh herë i ngacmon të gjithë me postime të ndryshme në rrjetet sociale. Së fundmi moderatorja është me pushime dhe bën postime të njëpasnjëshme me rroba banjoje. E tillë është dhe një video e fundit ku shfaqet me bikini dhe një fustan rrjetë, por gazetarja e njohur Kozeta Kurti i ka lënë një koment në këtë video.
Sigurisht që në kuadër të shakasë, duke ironizuar fansat që i shkruajnë shpesh Aulonës, ajo i thotë që të vishet dhe të bëhet e përgjegjshme.
“S’po mbaron kjo vera se mbetëm me rroba banjo,”- shkruan Musta krahas postimit të saj, ndërsa Kozeta i thotë: Po ik o vishu, bëhu prind i përgjegjshëm.
Aulona i thotë të durojë dhe një muaj sa të veshë xhaketën e parë dhe atëherë do bëhet prind i përgjegjshëm.