Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur Aurela Gaçe dhe reperi Genc Prelvukaj lajmëruan se do të sillnin bashkëpunimin e tyre të parë bashkë.
Ata postuan disa foto së bashku ku treguan se kënga do të titullohej “Adrenalinë".
Vetëm pak minuta më parë, është publikuar në Youtube kënga e cila i është dedikuar Kosovës dhe Shqipërisë.
Kënga është nën tingujt e muzikës shqiptare dhe Aurela shfaqet shumë në formë teksa këndon për vendin e saj.
Bashkëpunimi mes Gencit dhe Aurelës është pritur mjaft mirë dhe të shumta kanë qenë komentet pozitive nga ana e fansave.