Me siguri Aurela ka patur sot zgjimin më të ëmbël se të gjithë.
Këngëtarja energjike ka postuar këtë foto të dy vajzave të saj të cilat japin shembullin e dashurisë mes motrave. Grace dhe Abigail që përqafojnë njëra-tjetrën. Ky është një nga ato momentet kur merr më shumë kuptim shprehja: “Kush ka vajzat, botën ka”.