INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aurela Gaçe i uron ditëlindjen bekimit të saj [FOTO/VIDEO]

Aurela Gaçe i uron ditëlindjen bekimit të saj [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 12:49 13-11-2017

Sot është një ditë e veçantë për Aurela Gaçen pasi si sot 6 vite më parë, jeta e saj ndryshoi.

Këngëtarja ka bërë postimin emocionues ku i uron ditëlindjen vajzës së madhe, Grace e cila sot mbush plot 6 vjeç.

 “6 vjet më parë, të mbajta në krahë për herë të parë…bekimi më i madh i jetës time. GRACE #HIRI I PERËNDISË!

Dje, ishin mbledhur shokët tu të grupit me të cilët kalove 3 vjet në kopësht e para-shkollor bashkë me mësuesen tuaj.
Shumë nga ata shkuan në klasën e parë e ty tani t’u shtuan edhe shokë të rinj e do të rriteni bashkë. Dje, shokët të sollën shume dhurata…por kur të rritesh, do të shohësh këto foto, këtë dashuri të sinqertë, këtë gëzim që ke ti e shokët e shoqet e tua, dhe atëherë do ta kuptosh se pse mami të uron, të rrethohesh gjithë jetën tende me dashuri të sinqertë, pikërisht si në këto foto. Ju falënderoj shumë prindër të shokëve të Grace që morët kohën tuaj e bëtë të mundur që ajo të festonte e rrethuar nga dashuria e sinqertë e fëmijëve. Këto sy të qeshur pafshim gjithë jetën tek fëmijët tanë”, shkruan këngëtarja e ‘mbështjellë’ nga lumturia.

erteter.png

dxryxryt.png

fghguj.png

dfyhujyui.png

<
Article Logic
Execution time: 0.0020182132720947