Ditën e djeshme shumë nga artistët shqiptarë u ndjenë të vlerësuar për karrierën e tyre të deritanishme.
Aurela Gaçe, Eli Fara, Jul Deda, Rozana Radi janë vetëm disa nga artistët që u nderuan me titullin“Mjeshtër i madh” nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
Të nderuar nga ky titull, ata dhanë edhe përshtypjet e para përmes emocioneve kur shohin se puna e tyre vlerësohet. Kjo i bën të ndihen akoma më mirë .
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, me 12 qershor janë dekoruar nga Presidenti artistë si Rajmonda Bulku, Leka Bungo apo Ermonela Jaho e shumë të tjerë.