Dita e djeshme ka qenë e veçantë për këngëtaren e dashur të publikut shqiptar, Aurela Gaçe.
Ditën e djeshme artisja festoi 1-vjetorin e vajzës së saj të vogël, Abigail. Ndërsa i ka bërë një urim special, Aurela zbulon edhe një detaj shumë interesant për natën kur ajo erdhi në jetë.
“Sot një vit më parë erdhi në jetë Abigail jonë , lumturia jonë dhe në librin e vitit të saj të parë , ka të shënuar ngjarjen e ditës”, shkruan Aurela.