Aurela Gaçe nuk dallohet vetëm si një këngëtare e mirë por edhe si një person mjaft human dhe që i pëlqen të ndihmojë të tjerët.
Kështu, të martën këngëtarja ka mbajtur premtimin e dhënë kolegëve të saj pak kohë më parë dhe që shtatzënia e dytë ia kishte bërë të pamundur.
Artistja e ka ndaluar në një nga super marketet shqiptare duke blerë produkte ushqimore për 10 familje në nevojë.
Vetë Aurela ka preferuar të mos e zmadhojë këtë gjest në mediat sociale edhe pse qarkullojnë disa foto të bëra gjatë kohës kur ajo po blinte ushqimet në supermarket.
Ndërkohë ja çfarë shkruan këngëtarja në statusin e saj: