Në “Euro Beat” Aurela Gaçe ka pranuar se duhet të kishte ndjekur instiktin e parë, ate të të kenduarit “Kenga ime” te gjithën në gjuhën shqipe. Sipas saj, sot, gjykuar krejt ftohtë, ndjen se nuk duhet ta kishte kënduar anglisht, por pranon se presioni ishtë krejt i madh nga ekipi shqiptar dhe siç pohon “u thye” në bindjen e saj.
Ermali nuk ka hezituar ta pyesi edhe rreth qëndrimit absurd, madje jashtë normales, të disa mediave që shkuan deri atje sa dyshuan edhe për shtatzaninë e saj. Aurela pohon se u lëndua nga ky fakt, akoma më shumë nga disa autorë mediash që para festivalit e kërkonin me patjetër në studio e më pas ndërtuan programe për ta sulmuar rreth s'kualifikimit.
Çfarë ndodhi me këngetaren pas natës gjysmë finale? “Kam qarë… pyesja veten ku gabuam” thotë ajo e emocionuar…
Ndiqni bisedën në videon e mëposhtme: