Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe u bë nënë për herë të dytë pas pesë vitesh.
Aurela ka sjellë në jetë vajzën e dytë duke përjetuar sërish kënaqësinë e të bërit prind bashkë me partnerin e saj, Skerdin. Këngëtarja ende nuk ka pohuar asgjë, por burime pranë tyre sjellin vërtetësinë e këtij lajmi. Në vazhdim presim të mësojmë edhe emrin që këngëtarja do të zgjedhë për vajzën.