“Shyqyr që s’i njoh, se do të thoshin se i pagova”!
Kanë kaluar gjashtë vjet që atëherë, por Aurela Gaçe nuk mund të mos hiqte këtë gur nga këpucët. Këngëtarja e njohur shqiptare ka marrë shkas nga një lajm që ka dalë së fundmi. Një television Australian ka përzgjedhur 40 këngët më të mira të Eurovision ndër vite dhe në këtë listë ka futur edhe “Feel the Passion” të Aurelës. Kështu artistja fituese e disa çmimeve ka përfituar nga rasti për t’iu kundërpërgjigjur të gjithë atyre që e kritikuan vetëm se kënga nuk ia doli të kualifikohej në finale. Dhe koha vërtetoi se Aurela kishte plotësisht të drejtë, edhe këtë herë.