Aurela Hoxha ka disa muaj që ka provuar ndjenjën e të qenit nënë por pubike e bëri vetëm para disa ditësh.
Megjithëse mediat shkruanin për ardhjen në jetë të bebit modelja nuk ka reaguar deri para pak ditësh kur publikoi një foto me të birin në krah por duke mos i zbuluar portretin.
Së fundmi ajo ka ndarë disa imazhe shumë të ëmbla me të birin. Ajo ka postuar një pjesë të portretit të djalit dhe në një foto tjetër ajo shihet duke luajtur me të, teksa Alaron shihet shtrirë mbi një krevat. Ajo që bie në sy është se Aurela kujdeset në çdo moment që të mos e zbulojë portretin e të birit. Siç duket ky do të jetë një vendim i përbashkët mes saj dhe partnerit, ndaj nuk e dimë nëse do të vijë mundësia që ta shohim një herë të voglin e saj.