“I kam bërë në një moment të rëndësishem dhe sa herë i shoh, kthehen në një kujtim. Kjo është arsyeja pse nuk do të më mërziten ndonjëherë”.
Kështu është shprehur Aurela Hoxha për 4 tatuazhet që ka në trup, të cilët kanë nj domethënie për të. Mirëpo modelja e njohur mesa duket është penduar për njërin prej tyre. Bëhet fjalë për tatuazhin e engjëllit që ajo ka në supin e djathtë, për të cilin fashionista ka shpjeguar se i dedikohet mbesës së saj.
Në një prej postimeve të saj të fundit, tatuazhi në fjalë është pjesërisht i mbuluar nga një gjysmëhënë dhe na bën të dyshojmë se Hoxha është në procesin e fshirjes së tij. Teksa Aurela vijon të shfaqë vazhdimisht dashurinë për mbesën, fshirja e tatuazhit me siguri i detyrohet një çështjeje estetike, pasi ajo disa herë na ka “mashtruar” me photoshop duke e fshirë këtë tatuazh.