Sherri më i përfolur në showbiz është ai i fundit mes Aurela Hoxhës dhe Roza Latit.
Ishte deklarata e drejtpërdrejtë e kësaj të fundit ku e quante Aurelën jo reale si në personalitet ashtu edhe në pamje duke vijuar me ironizimin e pushimeve luksoze të saj, ajo që i hodhi benzinë zjarrit.
Kjo deklaratë bëri shumë bujë dhe ndezi armiqësinë mes vajzave të cilat e vazhduan “betejën” me statuse thumbuese ndaj njëra-tjetrës.
Dedikimet e fundit të tyre janë bërë gjatë mbrëmjes së kaluar dhe sot. Aurela postoi një foto që mendohet se i dedikohet Rozës, ku shkruhej: "Përpara se të flasësh, bëj disa pyetje: A është e vërtetë? A është e nevojshme? A është e sjellshme?".
Ndërkohë që Roza ia kthen sot me një foto me mikun e saj ku duket sikur i drejtohet Aurelës me fjalët: “Me kë e ke”?