INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aushvic, bëjnë përshëndetjen fashiste: Tre vajzat rrezikojnë burgun

Aushvic, bëjnë përshëndetjen fashiste: Tre vajzat rrezikojnë burgun

Publikuar më: 08:43 22-10-2018

Në hyrje të kampin e shfarosjes Aushvic në Poloni, tre vajza të mitura në një udhëtim shkollor vendosën r të fotografohen duke bërë përshëndetjen Fashiste. Fotoja është publikuar më pas në Instagram, por autorja e postimit, pas komenteve të bëra e ka fshirë menjëherë foton. Megjithatë, autoritetet polake i kanë identifikuar ato dhe tani vajzat rrezikojnë deri në tre vjet burgim.
Sjellja e tmerrshme. Drejtuesit e muzeut i kanë kërkuar prokurorëve që të hetojnë për fyerjen që i është bërë memorialit. “Një sjellje e tillë është tronditëse dhe të tmerrshme. Arsimi dhe ndjeshmëria ndaj fatit tragjik të të gjitha viktimave të Aushvicit janë shumë të rëndësishme "-tha Bartosz Bartyzel, zëdhënës i muzeut Aushvic.
Në Poloni nuk ekziston ndonjë ligj specifik që ndalon përshëndetjen e nazizmit apo fashizmit. Ata që u ndjenë të ofenduar nga gjesti i tre vajzave kërkuan që të zbatohet ligji dhe që të ndëshkon ata që përhapin ndjenjat e urrejtjes, kështu që mund të jepet një dënim deri në tre vjet burg. Kjo nuk është hera e parë që ndodhin incidente të tilla. Në vitin 2017 një grup studentësh suedezë u gjobitën për disa komente të papërshtatshme gjatë vizitës në muze, ndërsa një djalë izraelit të cilit ju ulën pantallonat në kampin Majdanek, në zonat e Varshavës u gjobit 250 euro.

Article Logic
Execution time: 0.0029768943786621