INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Australi: 183 persona në pranga për zjarrvënie të qëllimshme

Australi: 183 persona në pranga për zjarrvënie të qëllimshme

Publikuar më: 22:14 07-01-2020

Në Queensland, New South Wales, Victoria, South Australia dhe Tasmani janë vënë në pranga 183 persona, për ndezjen e 205 vatrave të zjarrit, shkruan “The Epoch Times”.

Zjarret e fuqishme kanë mbërthyer Australinë në muajt e fundit, duke i marrë jetën të paktën 25 personave.

Mbi 2000 shtëpi dhe 5.25 milion hektarë, janë shkatërruar nga zjarri.

Si pasojë e flakëve kanë ngordhur një numër i madh gjallesash, midis te cilëve kangurë, koala dhe ketra australianë.

Reshjet e ditës së djeshme arritën të shuanin disa vatra zjarri, por autoritetet theksuan se i nxehti do të kthehet sërish.

Sipas ligjit Australian zjarrvënia e qëllimshme dënohet me 21 vite burg, ndërsa kur ka pasoja në njerëz, dënimi shkon deri në 25 vite.

Gjithashtu pirja e duhanit pranë pyjeve, dënohet nga 5500 dollarë gjobë deri në 12 muaj burg.

Article Logic
Execution time: 0.0025548934936523