Pas një hetimi tre mujor, policia kufitare australiane ka ka zbuluar sasinë më të madhe të drogës në historinë e sekuestrimeve, me vlerë 1 miliardë dollarë.
Bëhet fjalë për 720 litra amfetaminë e lëngshme dhe 190 litra metamfetaminë, të cilat ishin vendosur në produkte kozmetike dhe qese silikoni në kontenier të anijeve që transportoheshin nga Hong Kongu në Sidnei.
Deri më tani, janë arrestuar tre shtetas kinezë, që ishin dhe transportuesit e lëndës narkotike. Sipas shefit të Policisë Federale Australiane, bëhet fjalë për një rrjet të organizuar trafiku. Hetimet për asgjësimin e tij kanë nisur që në dhjetor të vitit të kaluar. Droga pas hynte në Australi përpunohej dhe më pas tregtohej.
Vetëm në vitin 2014, statistikat tregojnë se varësia e qytetarëve ndaj lëndëve narkotike është rritur me 2.1 %.