Njësiti anti-terrorist në Australi ka parandaluar realizimin e një plani për të rrëzuar një aeroplan, ka deklaruar kryeministri i këtij vendi Malcolm Turnbull.
Ai ka beret e ditur qe katër persona janë arrestuar pas disa bastisjeve nëpër Sidney.
“Po ju informoj që natën e kaluar është zhvilluar një operacion i madh kundërterrorizmit, për të parandaluar një plan terrorist, i cili kishte synim rrëzimin e një aeroplani”, u ka thënë Turnbull gazetarëve.
Hetuesit kanë konfiskuar material në këto bastisje të cilat mund të jenë përdorë për të përgatitur një pajisje shpërthyese.