Një pritje e pazakontë në aeroport. Ai doli të priste të dashurën jo me një tufë trëndafilash por me një mesazh me të cilin mori vëmendjen e të gjithëve.
Në duar mbante një pankartë ku shkruhej “ E di që më ke tradhëtuar”. E gjithë kjo situatë ndodhi në aeroportin e Melbourne në Australi.
Fotoja u bë nga një vajzë e pranishme e cila menjëherë e postoi në profiling e saj në Twitter, me komentin: “Sot në aeroport. Po priste të dashurën që e kishte tradhëtuar…DHE UNË VDIQA FARE! (Nga të qeshurat)”.
Fotoja në pak kohë, mblodhi plot 76 mijë like dhe më shumë se 24 mijë retëeet.
‘I tradhëtuari romantik’ u kthye në mbret të rrjetit me propozime ngushëlluese, ku ndër të tjera ishte edhe : “Jepini numrin tim”.