INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Australia, paga më e lartë minimale / Paguan në 1 orë më shumë se Shqipëria në 1 ditë [VIDEO]

Publikuar më: 19:05 17-02-2017

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim rendit disa shtete me pagat më te larta minimale. Vendin e pare e mban Australia qe paguan minimalisht për cdo orë pune, 9.54 $, ndjekur nga Luksemburgu me 9.24$ dhe Belgjika 8.57$.

Edhe pse Australia ka rrogën më lartë minimale, për çudi në këtë vend aplikohen taksa shumë të ulëta. Irlanda dhe Franca jane gjithashtu dy vende, me paga të larta minimale, perkatesisht 8.46$ dhe dhe 8.25$.

SHBA-të jane në vendin e 11-të, me një pagë minimale prej 7.24$. Dhe e fundit në këtë raport del të jetë Meksika, me 1$ për orë pune.

Vendet e Europës aplikojnë paga minimale më të larta krahasuar me rajonin e Ballkanit. Pagën më të lartë minimale e aplikon Luksemburgu, e cila arrin 9.24 $ . Më pas renditet Irlanda, Franca, Belgjika, dhe Britania e Madhe.

Gjermania aplikon pagë minimale në bazë të sektorëve, dhe tarifa më e ulët arrin 7 Euro/Ora për 48 orë pune në javë. Ndër vendet me pagë minimale më të ulët, e cila nuk i kalon 200 Euro/Muaj renditen Bullgaria, Serbia, Mali Zi, Rumania. Ndërsa Italia, Danimarka, Austria, Finlanda, Suedia, Zvicra dhe Norvegjia nuk aplikojnë pagë minimale zyrtare.

Article Logic
Execution time: 0.0039370059967041