INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Austri. Një i vdekur dhe 18 të plagosur nga shpërthimi në një central gazi

Austri. Një i vdekur dhe 18 të plagosur nga shpërthimi në një central gazi

Publikuar më: 11:13 12-12-2017

Një shpërthim tronditi një nga shpërndarësit më të mëdhenj të tubacioneve të gazit në Austri të martën, duke lënë një person të vdekur dhe 18 të plagosur, thanë shërbimet emergjente. Incidenti ndodhi në Baumgarten në lindje të Vienës, në pikën më të madhe të pritjes së gazit nw Austri. "Një shpërthim ndodhi në 8.45, pasuar nga një zjarr", tha zëdhënësi i policisë Edmund Tragschitz për AFP, duke shtuar se shkaku nuk ishte i qartë. "Gjërat janë nën kontroll," tha ai. Më vonë ai vuri numrin e njerëzve të lënduar, duke përfshirë një seriozisht, si dhe ata me lëndime të lehta, në rreth 60 vet. Por zëdhënësja e Kryqit të Kuq Sonja Kellner i tha Agjencisë së Shtypit të Austrisë se një person ishte vrarë dhe 18 të tjerë u plagosën. Policia tha në mediat sociale se njerëzit duhet të shmangin zonën rreth Baumgarten pranë kufirit lindor të Austrisë me Sllovakinë. Disa brigada të zjarrit nga zona përreth u thirrën për të ndihmuar. Centrali i gazit Baumgarten merr rreth 40 miliardë metra kub gaz çdo vit dhe e rishpërndan atë diku tjetër në Evropë duke përfshirë Gjermaninë dhe Italinë veriore. Kjo infrastrukturë inauguruar në vitin 1959 është një prej rrjeteve kryesore të gazit në Evropën Qendrore.

Article Logic
Execution time: 0.003324031829834