INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Austri-Shqipëri 2-1. Kaçe largohet me karton të kuq

Austri-Shqipëri 2-1. Kaçe largohet me karton të kuq

Publikuar më: 20:24 26-03-2016

Po i afrohemi minutave të fundit të ndeshjes Shqipëri- Austri dhe duket se ajo po mbaron në favor të austriakëve. Ka qenë një nga fillimet më të dobëta të Kombëtares . 2:1 është rezultati i deritanishëm i miqësores që po zhvillohet në stadiumin “Ernst Happel”. Martin Harnik është autori i golit të dytë i cili duket të jetë edhe truri i skuadrës austriake.  Ai ka ardhur si pasojë e një gabimi nga ana e Mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj, i cili nuk e ka larguar topin në momentet para shënimit. Minutat ‘6 dhe ‘13 kanë qenë fatale për përfaqësuesen tonë, momentet kur skuadra kundërshtare ka “vulosur” epërsinë deri në momentin kur Shqipëria e nisi pjesën e dytë me një gol të shënuar nga Lenjani. Ky i fundit rrëmben një top në mesfushë dhe niset me shpejtësi drejt portës. Del i vetëm dhe godet me të majtën duke realizuar një gol mjaft të bukur. Ngushtohen diferencat. Kombëtarja luan me fanella të bardha. Ndërkohë, gati 8000 tifozë Kuq e Zi kanë mbushur rrugët e Vienës në mbështetje të skuadrës së tyre, në këtë ndeshje në kuadër të miqësores para evropianit të futbollit, France 2016.

MINUTAT:

86′ Dy zëvendësime të tjera për Shqipërinë. Largohet Xhaka, Abrashi, në fushë Basha, Kukeli.

83′ Loje e hapur në këto minuta dhe raste për të dyja skuadrat, por nuk finalizojnë dot.

79′ Zëvendësimi i tretë për Shqipërinë. Sadiku zë vendin e Ermir Lernjanit.

78′ Karton i dytë i verdhë për Kaçen dhe mesfushori lë Shqipërinë me 10 lojtarë.

75′ Vazhdojnë të mbeten përpara djemtë e De Biazit. Austria mbrohet mirë.

71′ Minuta të mira për kuqezinjtë, Roshi rrezik konstant në krahun e djathtë.

68′ Junuzovic provon me të majtën nga distanca, por pret në pozicion Etrit Berisha.

63′ Vijojnë te mbeten përpara kuqezinjtë, Lenjani përpiqet në krahun e maajtë, por zihet në pozicion jashtë loje.

59′ Cana në ndihmë të sulmit merr një pasim perfekt, tenton me kokë, por nuk kordinohet si duhet dhe shpërdoron.

57′ Pranë golit Austria. Një tjetër neglizhencë në mbrojtjen tonë dhe Junuzoviç për pak sa nuk e dërgon topin në rrjetë. Shpëton për mrekulli porta e Berishës.

55′ Faull i Kaçes ndaj Junuzovic dhe arbitri e ndëshkon me karton të verdhë

Article Logic
Execution time: 0.003986120223999