IN SPORT
Austria mposhtet 0-2 nga Hungaria [VIDEO]

Austria mposhtet 0-2 nga Hungaria [VIDEO]

Publikuar më: 20:14 14-06-2016

Hungaria mesa duket ia ka marrë dorën Austrisë, teksa në 3 ndeshjet e fundit mes tyre, ka 2 fitore dhe barazim. Fitorja e rradhës ishte kjo e sotmja në stadiumin e Bordeaux, dhe ishte ndeshja hapëse e Grupit F për Euro 2016. Hungarezët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e merituar.  Ishte sulmuesi i Hannover, Szalai ai që tundi rrjetën i pari për Hungarezët në minutën e 66-të ndërsa Stieber dyfishoi rezultatin në minutën 87-të, ndërkohë që Austria luante disa minuta me 10 lojtarë, pas daljes me të kuqe të Dragovic. Hungaria kryeson grupin me 3 pikë përkohësisht pasi pritet edhe rezultati i ndeshjes tjetër Portugali-Islandë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332