Astronauti Peggy Whitson është duke mbyllur një udhëtim të pashoq në hapësirë të paimagjinueshëm nga çdo amerikan tjetër. Mediat amerikane shkruajnë se 57-vjeçarja, ka kaluar 665 ditë në hapësirë gjatë tre misioneve të ndryshme, ose rreth një vit dhe 10 muaj jashtë atmosferës së Tokës. Gruaja më me përvojë në botë do të kthehet në Tokë këtë fundjavë pas qëndrimit prej 288 ditësh në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Ajo është gruaja më e moshuar që ka shkuar në hapësirë.
Whitson, e cila është biokimiste, e filloi misionin e saj të tretë dhe të fundit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës nëntorin e kaluar. Gjatë misionit, ajo kreu disa ecje në hapësirë dhe është gruaja e parë që e komandon dy herë stacionin e hapësirës. Ndërkohë pritet që Whitson të zbresë në Tokë, në Kazakistan, me një kapsulë ruse Soyuz.
Prej andej ajo do të shkojë në Gjermani dhe më pas do të kthehet në Shtetet e Bashkuara, qytetin e saj Hjuston.