Një autobusë, i cili kthehej nga ekskursioni ka rënë nga një urë në kanal, e për pasojë kanë humbur jetën 14 fëmijë, ndërsa janë plagosur 24 persona.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Turqinë jugore kur autobusi kthehej nga zona e famshme arkeologjike, Karatepe, në afërsi të qytetit, Osmanije. Gjashtë nga 14 viktimat raportohet të kenë qenë nxënës të shkollave të mesme.
Agjencia e lajmeve, Dogan, pohoi se shoferi e kishte humbur kontrollin e mjetit, ndërkaq hetimet për këtë rast tashmë kanë nisur.