Një autobus i linjave të brendshme të transportit publik në Tiranë ka përplasur një qytetar me biçikletë mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ndodhi rreth orës 6 e 30 pranë pallatit me shigjeta, në unazën e kryeyqytetit. I lënduari ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me të mbërritur në vendngjarje policia ka kryer veprimet proceduriale për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.