Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Peshkopi-Tiranë. Një autobus pasagjerësh i nisur nga Peshkopia për në Tiranë është përplasur me një veturë në vendin e quajtur “tre çezmat”.
Raportohet se shtatë persona kanë mbetur të plagosur dhe katër prej tyre janë në gjëndje më të rëndë. Të gjithë të plagosurit momentalisht po marrin mjekim në spitalin e Bulqizës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.