Një autobus dy katësh nga Kosova që i përket një linje të rregullt i linjës Kosovë-Vjenë nuk ka mundur të mbërrijë në destinacion të hënën,20 gusht 2018.
Lartësia e madhe e tij ka bërë që të mbetet i bllokuar në nënkalimin hekurudhor në segmentin Vjenë-Penzing. Pas rreth tre metrave të kaluar, autobusi u ngujua, ndërsa mbulesa e sipërme u shkatërrua. Fatmirësisht nga incidenti nuk pati të lënduar.
Autobusi u tërhoq dhe u shoqëruar nga njësitë profesioniste zjarrfikëse të Vjenës dhe u dërgua në vend të sigurt.