INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Autobuzë të rinj në Tiranë, modernizohet transporti publik

Autobuzë të rinj në Tiranë, modernizohet transporti publik

Publikuar më: 17:43 20-09-2017

Bashkia e Tiranës do të nxisë përdorimin e automjeteve elektrike, ndërsa shumë shpejt në rrugët e kryeqytetit do të lëvizë flota e autobusëve elektrikë e cila do të ulë ndotjen. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit me Shoqatën e Prodhueseve të Bukës për reduktimin e përdorimit të qeseve plastike, Kryebashkiaku, Erion Veliaj bëri të ditur se Bashkia e Tiranës po porosit një flotë të re të mjeteve elektrike për t’u larguar nga karburantet që ndotin.

“Më vjen mirë që kemi shtuar flotën e autobusëve. Ky është një lajm shumë i mirë. Më shumë njerëz po përdorin transportin publik. Është rritur me 30% numri i atyre që po përdorin transportin publik, falë politikave të parkimit, por edhe me shërbim më të mirë të autobusëve. Megjithatë, besoj se e ardhmja do të jetë tek autobusët dhe makinat elektrike.

Besoj me testet që do të bëjmë me autobusët elektrikë në Tiranë, seriozitetin për të krijuar qoftë edhe një kompani, një linjë të bashkisë, do të shtyjë edhe privatët ashtu si te kjo nisma e qeseve.

Besoj që kur bashkia është avangardë, edhe sektori privat e ndjek kur kupton që e ardhmja dhe përqafimi ynë ndaj risisë ndodh së pari nga Bashkia e Tiranës dhe pastaj nga të tjerët. Teksa ne kemi rritur prodhimin e energjisë, vetë qyteti ka hidrocentral të vetin, Bashkia e Tiranës po porosit një flotë të re të mjeteve elektrike për t’u larguar nga karburantet që ndotin”, theksoi Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611