Çudirat dhe momentet komike në futboll nuk kanë të mbaruar dhe së fundmi është radha e Shtutgartit në Bundesligë për të dhuruar spektakël në fushën e blertë. Në takimin ndaj Verder Bremenit, futbollistët e Shtutgartit kanë shënuar një nga autogolat më të çuditshëm në futboll.
Në një rivënie anësore në gjysmëfushën e Shtutgartit, mbrojtësi Sosa ka kthyer me dorë një top te portieri Zieler i cili nuk e ka kontrolluar ashtu siç duhet, duke pësuar në këtë mënyrë një autogol qesharak. Ky moment, ka sjellë jo pak të qeshura në stadium.
Megjithatë, për të shlyer gabimin e Zielerit, ka menduar Kastro i cili arriti të shënonte golin e dytë në fitoren 2-1 të skuadrës së tij ndaj Verder Bremenit më parë, kishte shënuar Donis për vendësit golin e parë.