Huddersfieldi është ndeshur ditën e djeshme me skuadrën e Stoke Cityt për EFL Cup dhe e ka humbur sfidën me rezultatin 2-0.
Një ndeshje që po luftohej deri në minutën e 97 për ta barazuarderi në momentin që lojtarin Juninho Bacuna shënon një autogol tepër qesharak.Teksa lojtarët e Stoke Cityt largojnë topin, për nga gjysmëfusha e Huddersfieldit aty gjendet 21-vjeçari Juninho i cili e godet topin pa rënë në tokë me drejtim nga porta e tij në mënyrë të gabuar ndërkohë që portieri kishte dalë në mesfushë pasi e gjithë skuadra ishte hedhur në sulm për të barazuar lojën.
Me Huddersfild luan Florent Hadergjonaj i cili ishte lënë pushim nga trajneri për këtë ndeshje, por në kampionat ai është titullar i padiskuteshëm.